Bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës në Siri do të vazhdojnë në 25 janar, siç ishin parashikuar. Bisedimet do të zgjasin dy javë dhe, pas 3 javëve pushim do të rinisin. Pritet i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Stafan de Mistura të hartojë një listë të opozitarëve sirianë, që do të marrin pjesë në bisedime. Veç qeverisë siriane, 15 përfaqësues të fraksioneve të ndryshme të opozitës siriane do të ftohen në bisedime, por Mistura e ka njoftuar opozitën se nuk do të pranojë asnjë kusht paraprak për të nisur bisedimet.
/Shqiptarja.com










