DAMASK - Siria ka marrë nga Rusia ngarkesën e parë të raketave anti-ajrore S300. Kjo është konfirmuar nga Presidenti Bashar al-Assad në një intervistë për një televizion libanez. Rusia u zotua se do të vazhdonte dërgimin e armëve drejt Sirisë, pasi BE vendosi heqjen e embargos për rebelët.

Assad tha se pjesa tjetër e ngarkesës do të mbërrijë në ditët në vijim. Dërgimi i këtyre raketave mund të çojë në përshkallëzimin e situatës me Izraelin, pasi Siria ka thënë se do t’i përgjigjet menjëherë çdo sulmi mbi territorin e saj.

Po ashtu, rrezikohet edhe konferenca e paqes që zhvillohet në Gjenevë në muajin qershor.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)