Sipas gazetës britanike The Guardian, disa anije luftarake kanë filluar të zbarkojnë në Akrotiri, baza Britanike që prej vitit 1960 në Qipro, rreth 100 milje nga bregu Sirian.
Veprimi vjen në kuadër të përgatitjeve ushtarake gjithnjë në rritje, për një sulm të mundshëm, kundër regjimit të presidentit sirian.
Nëse jepet urdhër për të sulmuar Sirinë, raportohet në artikullin e `The Guardian`, Qipro ka shumë mundësi të jetë një trampolinë e fushatës ajrore ushtarake të ndërkombëtarëve.
Mbërritja e avionëve ushtarakë në zonë, është urdhruar nga kryeministri britanik David Kamerun, i cili në bashkëpunim me Barack Obamën dhe liderët e tjerë europianë po rrisin retorikën kundër Asadd-it, i cili është akuzuar nga forcat opozitare se kanë përdorur armë kimike mbi civilët.
Ndërkohë një grup ekspertësh të OKB-së ndodhen në Damask në ditën e dytë të inspektimeve për të mbledhur prova nëse janë përdorur armë kimike.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com