Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në rast përshkallëzimi të luftës në lindje të vendit. Lajmi erdhi pas një deklarate për shtyp nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, i cili vuri në dukje se do të mbikqyrë nga afër situatën dhe se nuk do të pranojë asnjë justifikim për vendosjen e trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Sipas Earnest, Shtëpia e Bardhë është shqetësuar pas informacioneve që Ministria Ruse e Mbrojtjes parashikon krijimin e kordonëve ushtarakë në lindje të Ukrainës. Në lidhje me këtë, Obama ka komunikuar me homologun francez Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel duke rënë në akord që SHBA dhe BE të koordinojnë aksionet e tyre mbi Rusinë.

SHBA pretendon që Rusia po furnizon separatistët në kufi me pajisje ushtarake, fakt të cilën Rusia deri më tani e ka mohuar. Një zyrtar amerikan ka akuzuar Rusinë për vendosjen e trupave ushtarake shtesë pranë kufirit me Ukrainën dhe përqëndrimin e materialeve ushtarake në jugperëndimin rus për të mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës.

Për momentin, si Ukraina dhe Rusia kanë hedhur poshtë një armëpushim të njëanshëm të kërkuar dy ditë më parë nga lideri ukrainas, Petro Poroshenko, si hapin e parë të planit të tij për paqen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)