Kriza në Greqi, Euro dhe FMN
arrijnë marrëveshje për borxhin

TIRANE- Ministrat e financave te vendeve te Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mundur të arrijnë në një marrëveshje për një plan urgjent masash për borxhin e Greqisë.

Ata kanë rënë dakord për uljen e borxhit me 40 miliardë euro dhe kanë përgatitur një draft për lëvrimin e një fondi shtesë prej 44 miliardë euro. Kryeministri grek Antonis Samaras mirëpriti marrëveshjen duke duke deklaruar se tashmë një ditë e re ka nisur për të gjithë qytetarët grekë.

Pas 12 orësh bisedime kreu i Eurogrop Zhan Klod Junker, në një konferencë për shtyp tha se vendimi nuk ishte thjesht cështje parash, por më shumë siguri e mbështetje për të ardhmen e popullit grek. Ai ka pranuar se arritja e marrëveshjes ka qenë e veshtirë dhe ka kërkuar përpjekje maksimale nga sejcili prej vendeve.

Ndërsa, shefja e FMN, Kristina Lagarde deklaroi se për Fondin pakti është arritur gjatë negociatave të gjata. Sipas marrëveshjes së arritur dje, Greqia do të marrë një fond shtesë prej 43 miliardë e 700 mijë eurosh. Kësti i parë do të jepet në muajin dhjetor dhe do të ndahet në 24 miliardë euro për bankat dhe 10 miliardë euro të tjera në formën e ndihmës buxhetore.

FMN ka këmbëngulur se ministrat e financave duhet të angazhohen më shumë për hapat e mëtejshme për të reduktuar stokun e borxhit në qoftë se Athina zbaton programin e saj me besnikëri. Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë pranuan të ndërmerrnin hapat e duhura për reduktimin e borxheve të vendit, nga 144% që ishte parashikuar në 124% të GDP-së, deri në 2020-n. Kjo përfshin përqindjen e interesit të huave ndaj Greqisë, duke i rikthyer Athinës 11 miliardë euro fitime, nga blerja e bonove të qeverisë greke prej Bankës Qendrore Europiane. Pyetja kryesore mbetet nëse borxhi grek mund të bëhet i qëndrueshëm pa ndërhyrjen e qeverive të eurozonës për kreditë në Athinë.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime