Kriza ne Greqi, rrëfen shqiptari
i burgosur: S'kemi bukë

Kriza ne Greqi, rrëfen shqiptari<br />i burgosur: S'kemi bukë
TIRANE- Një i burgosur në burgun e Patras në Athinë, nëpërmjet medias shqiptare, kërkon ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, pasi burgu nuk po furnizon me ushqim të dënuarit. Kriza financiare që ka prekur Greqinë, ka prekur dhe burgjet në shtetin fqinj, ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë.

Fatos Rama nëpërmjet një lidhje telefonike në tv shqiptare, tha se burgu nuk kishte fonde për të blerë ushqime.

”Kemi folur me drejtorin e burgut. Na tha ankohuni në ambasadorë, ku të doni, nuk kemi fonde. Nuk kemi as ujë dhe as ngrohje. Kjo nuk është vetëm për ne, të burgosurit shqiptarë por për të 800 të burgosurit, mes tyre grekë, rumunë, që vuajnë dënimin në këtë burg” tregoi i burgosuri shqiptar Fatos Rama.

Për të treguar që situata në burgun grek është tepër e keqe, jo vetëm për të burgosurit shqiptarë, Fatos Rama tregoi se dhe gardianët e burgut ishin ankuar tek drejtori i këtij institucioni se nuk kishin marrë rrogën.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan