Deputetë të PDK-së dhe AAK-së mësynë sot para godinës së qeverisë në Kosovë dhe i bënë thirrje Albin Kurtit që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja. Ata thanë se populli i ka sakrifikuar shumë dhe ka derdhur gjak për Kosovën, prandaj Albin kurti nuk mund të tallet sipas tyre.
Rojet e sigurisë i ndaluan deputetët, ndërkohë që Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i kujtoi përgjegjësit të rojeve të sigurimit se me ligj "më lejohet qasja në të gjitha institucionet."
Në protestën e sotme të deputetëve të PDK-së para Qeverisë, janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova.
Një ditë më parë, AAK dhe PDK kallëzuan penalisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar se po merr vendime në kundërshtim me ligjin.







Komente
Komento