Kriza në Maqedoni, opozita: Shumë
shpejt do të krijohet qeveria e re

Kriza në Maqedoni, opozita: Shumë<br />shpejt do të krijohet qeveria e re
Kriza në Maqedoni vazhdon prej disa muajsh, por sipas opozitës është drejt fundit.
 
LSDM shprehet e bindur në zhbllokimin e shpejtë të seancës konstituive që do t’i hapte rrugën edhe formimit të Qeverisë së re.
 
'Të jeni të bindur se hapat tonë të ardhshëm shkojnë në drejtim të zgjedhjes së shpejt të kryetarit të Kuvendit dhe krijim sa më të shpejtë të Qeverisë të kryesuar nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev.
 
Absolutisht 67 deputetë dhanë nënshkrimet që të zhbllokohet Kuvendi dhe jo të bllokohet dhe do të mbeten në këto parime
' deklaroi Lupço Nikollovski, zyrtar i opozitës.
 
Partia e Gruevskit dhe Presidenti maqedonas nuk pranojnë platformën e partive shqiptare për gjuhën duke bllokuar kështu formimin e qeverisë së re.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane