Kriza në PD, grupi anti-Basha
mesazh të fortë Berishës

Kriza në PD, grupi anti-Basha<br />mesazh të fortë Berishës
Sali Berisha është mitizuar dhe është veshur me paprekshmëri për 27 vite me radhë në Partinë Demokratike, por humbja e thellë e PD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mund ta vërë atë shumë shpejt përballë një sulmi brenda llojit.

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike i kanë dhënë një tjetër mesazh, të tretin në pak ditë, Sali Berishës, duke hedhur dyshime mbi heshtjen e tij sa i takon disfatës dhe zgjedhjeve të kontestuara në PD. Pas Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, edhe Julian Deda, koordinator për Artin dhe Kulturën në Partinë Demokratike, ka kritikuar heshtjen e deputetëve me përvojë në Partinë Demokratike.

“Nuk me çudit aspak heshtja e deputetëve rishtarë të Republikës së Re. Atyre u takon të rrinë urtë dhe ta shijojnë jo fort të mërzitur nga larg këtë katrahurë, që po i ndodh PD-së.

Më skandalizon heshtja e atyre me përvojë, që për përfshirjen e tyre në parti apo në Parlament nuk kanë pse ja dinë për nder kryetarit aktual. Nuk e kuptoj arsyen, pse këta të dytët, që supozohet të ishin të mërzitur, sillen si të parët, që janë në qiellin e shtatë. Pse nuk flasin të zgjedhurit e demokratëve? Kanë frikë të kritikojnë kryetarin, apo nuk duan t'i dalin në krah publikisht nga sikleti se mos përkthehet në servilizëm?

Apo nuk kanë asnjë mendim për këtë? Në të tre rastet, janë gabim”, shkruan Deda. Disa ditë më parë, Astrit Patozi, ai që po udhëheq lëvizjen anti-Basha në Partinë Demokratike i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha se heshtje e bën fajtor. “Unë ju ftoj të gjithëve: Çdo anëtar të PD, që nga Sali Berisha e deri tek anëtarët e seksioneve të Vermoshit e Konispolit, që të reagoni, me fjalë dhe me vepra për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Ka ardhur një moment që edhe heshtja është pajtim me të keqen, është dorëzim para saj, për të mos thënë bashkëfajësi. Demokratët duhet të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Ju duhet të mbroni aksionet tuaja për të ndalur grabitjen në mes të ditës së mandatit të kryetarit te Partisë Demokratike”, ka pohuar Patozi.

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli, një nga besniket e Sali Berishës, i ka dhënë një mesazh këtij të fundit. Zonja Topalli ka deklaruar disa ditë më parë se indiferenca përballë situatës që po kalon PD të bën fajtor. Edhe pse nuk e lakoi emrin e tij, mesazhi i Topallit tingëllonte për Sali Berishën. “Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor.

Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”, ka deklaruar zonja Topalli. Megjithatë, edhe pse të vetëdijshëm se Sali Berisha e mbështet në prapaskenë Lulzim Basha, grupi anti-Basha vijon të mos guxojë të atakojë apo akuzojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.
 
Julian Deda

“Më skandalizon heshtja e atyre me përvojë, që për përfshirjen e tyre në parti apo në Parlament nuk kanë pse ja dinë për nder kryetarit aktual. Nuk e kuptoj arsyen, pse këta të dytët, që supozohet të ishin të mërzitur, sillen si të parët, që janë në qiellin e shtatë”.
 
Mesazhi i tretë
Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike i kanë dhënë një tjetër mesazh, të tretin në pak ditë, Sali Berishës, duke hedhur dyshime mbi heshtjen e tij sa i takon disfatës dhe zgjedhjeve të kontestuara në PD.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët