Kriza në Ukrainë, ja arma ruse të cilës i trembet Kievi në rast të një sulmi

Kriza në Ukrainë, ja arma ruse të cilës i trembet Kievi në rast të një sulmi

Mes frikës së një pushtimi nga momenti në moment, Ukraina ka analizuar ushtrinë dhe potencialin e armatimeve ruse, duke iu trembur përdorimit të një arme të frikshme. I quajtur BMPT (Mjeti Luftarak i Mbështetjes së Tankeve) "Terminator" është një mjet i blinduar me shumë funksione, një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nëse përdoret gjatë një pushtimi mund të krijojë mjaft probleme për forcat ukrainase dhe të NATO-s.

Edhe pse zhvillimi i këtij automjeti të blinduar, i njohur gjithashtu si "Ob'yekt 199" ka qenë veçanërisht i diskutueshëm, në dy vitet e fundit Moska ka filluar ta përdorë atë në parada, por veçanërisht në stërvitje. Ky mjet mund të përdoret në detyra të shumta: falë shpejtësisë , shkathtësisë dhe armatimeve që monton (granatahedhës, raketa dhe topa 30 mm), në fakt mund të përdoret si kundër- njësi tankesh, si një mjet për të angazhuar dhe shtypur njësitë e armikut , për shkatërrimin e mjeteve luftarake të këmbësorisë, për shkatërrimin e vendbanimeve të fortifikuara të kundërshtarëve, por edhe si mjet vetëlëvizës kundërajror .

Të gjitha këto karakteristika do ta bënin "Terminatorin" një kundërshtar padyshim të rrezikshëm. Dhe ndoshta jo rastësisht është përdorur në stërvitjet e fundit të përbashkëta me Bjellorusinë në kufirin me Ukrainën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë