KIEV - Aktivistët pro-rusë kanë sulmuar rajonin e policisë në qytetin e Odessa-s. Qindra njerëz u mblodhën para rajonit për të protestuar pas vdekjes së rreth 40 pro-rusëve në një godinë qeveritare të qytetit, si dhe kërkuan lirimin e personave të arrestuar ditën e premte.
 
Protesta paqësore shumë shpejt u kthye në të dhunshme, ku njerëz të maskuar thyen xhamat dhe kaluan hekurat e rajonit.
 
Më parë gjatë ditës kryeministri i Ukrainës Arseni Jatsenuk ka fajësuar shërbimin e sigurisë dhe forcat e policisë për ngjarjet në Odessa. Sipas tij, policia nuk bëri asgjë për të ndaluar dhunën në vend. Ai shtoi se shefi i policisë së Odessa-s u largua nga detyra dhe se zyra e prokurorit nisi hetimin lidhur me ngjarjen e rëndë.
 
Por sigurisht Jatsenuk fajësoi dhe aktivistët pro-rusë të cilët sipas tij provokuan trazirat në vend. kryeministri ukrainas akuzoi Rusinë dhe protestuesit pro-rusë për “orkestrimin e luftës për të eliminuar Ukrainën dhe pavarësinë e saj”.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)