Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të provojë me vepra dhe jo vetëm me fjalë se ai është plotësisht i angazhuar për paqen në Ukrainën lindore. Sipas Kerry-t Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë nuk janë gati për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës.
Nga Brukseli ku mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, Kerry tha se është me rëndësi "kritike" që presidenti Vladimir Putin të bëjë thirrje "publikisht" për çarmatosjen e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore. Ai tha se Uashingtoni është duke punuar me qeveritë evropiane për përgatitjen e sanksioneve të reja, nëse ato do të jenë të nevojshme.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër individëve të caktuar dhe kompanive ruse fillim të këtij viti, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe më pas, për përfshirjen e saj në trazirat në Ukrainë lindore.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)