Kryeministri Britanik Keir Starmer njoftoi sot se 2,5 miliardë paund nga asetet e oligarkut rus Roman Abramoviç, të cilat janë ngrirë në Britaninë e Madhe, do t’i transferohen Ukrainës për të forcuar rezistencën e Kievit ndaj agresionit rus. Starmer theksoi se qeveria britanike është e gatshme të konfiskojë të gjithë pasurinë e Abramoviç nëse ai nuk i transferon këto fonde në mënyrë vullnetare.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin dha deklarata të forta ndaj Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Ai paralajmëroi se rifillimi i dialogut me BE do të jetë i mundur vetëm pas ndryshimit të elitave politike në Europë dhe përforcimit të pozitave të Rusisë. Putin tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të negociojë me administratën Trump për gjetjen e një zgjidhje paqësore për Ukrainën, por paralajmëroi se nëse këto bisedime dështojnë, Moska do të synojë të marrë “territore historike”.
Sipas Putin, raketa balistike hipersonike Oreshnik do të hyjë në shërbim deri në fund të vitit, duke rritur kapacitetet raketore të Rusisë dhe duke ruajtur ekuilibrin bërthamor me Perëndimin. Ndërkohë, gjatë së mërkurës, Rusia kreu një sulm tjetër me dronë duke shënjestruar zonën e Obolonskyi-t. Tre sulme të tjera ajrore mbi Zaporizhzhia shkaktuan të paktën 26 të plagosur, përfshirë edhe një fëmijë, dhe dëme në mbi 130 apartamente. Situata në terren mbetet kritike. Sipas Kievit, Moska ka përqendruar 710,000 trupa për një ofensivë tjetër të mundshme.
Komente












Cfare lidhje ka Abramovic qe eshte nje biznesmen qe operon ne sektorin privat me sekuestrimin e lekeve te tij dhe investimin per arme ne Ukraine ? Kjo tregon dhe njehere se sa te pabese dhe intrigante jane vendet perendimore , ne momente te caktuara keta plera per te mbrojtur dominimin ne bote jane te gatshem te bejne gjithcka vetem e vetem qe mos te rrezohen nga froni por akoma nuk e kane kuptuar qe koha e tyre eshte duke perenduar
Përgjigju