TIRANË- Ndaj situatës së përkeqësuar në Ukrainë, që ndodhet në një pothuajse situatë lufte, me forca ushtarake ngado, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që shpreh se “përdorimi i forcës sjell vetëm efekte negative jo vetëm për Ukrainën por edhe për sigurinë ndërkombëtare.”

‘Ministria së Punëve të Jashtme çmon rëndësinë e patjetërsueshmetë integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës’, thuhet në një deklaratë dërguar medieve.

Sipas MPJ, “respektimi i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve të nënshkruara dhe evitimi i përdorimit të forcës, që sjell me vete efekte destabilizuese për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare, është kuadri i vetëm që ofron zgjidhje të situatës.”

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se një veprim i sinkronizuar dhe vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për stabilizimin e situatës dhe për krijimin e frymës së besimit”, mbyllet deklarata mbi situatën në Ukrainë. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)