Kriza, Ngjela: S'na duhen burrat
që bëjnë tregti me Kushtetutën

Kriza, Ngjela: S'na duhen burrat<br />që bëjnë tregti me Kushtetutën
Avokat Spartak Ngjela përmes një statusi në faqen e tij nuk kursen sulmet ndaj Berishës dhe Metës, ndërsa shprehet se Rama po vepron sipas Kushtetutës për krizën politike ku ndodhet vendi.
 
Ngjela shprehet se Rama po mban qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri shqiptar në lidhje me kushtetutën shqiptare dhe Reformën në Drejtësi.
 
"Ai që mendon se mund të bëjë tregti me kushtetutën, nuk është burrë shteti që i duhet Shqipërise" thotë ai.

 
Statusi i plotë i Ngjelës
Anglezët thonë: "në lidhje me fenomenet negative, moraliteti nuk është shmangie por kurajë". (In concerne ëith disagreeable things the morality is not evasion but courage.)
 
E patë sesi veproi menjëherë presidenti Trump kundër Sirisë sot në mëngjes? Tamam sipas atij gjykimi.
 
A iu përmbajt dje kësaj edhe Kryeministri shqiptar kundër fenomenit negativ Berisha- Meta në lidhje ne frenimin që ata duan t'i bëjnë zhvillimit perëndimor të Shqipërisë?
 
Unë them se po. Më në fund ai mbajti qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri shqiptar në lidhje me kushtetutën shqiptare dhe Reformën në Drejtësi.
 
Sot shqipëria është përballë riformimit të moralitetit të shtetit shqiptar nëpërmjet riinstitucionalizimit të tij.
 
Dhe kjo nuk pranon asnjë shmangie, por vetëm kurajë.
Ai që mendon se mund të bëjë tregti me kushtetutën, nuk është burrë shteti që i duhet Shqipërise.
 
Gjithkush duhet ta dijë se: Kur kushtetuta është kundër teje, nuk është fatkeqësi për kushtetutën por për ty vetë.
 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot