Kriza për koalicion në Gjermani
Merkel e gatshme për fushatë të re

Kriza për koalicion në Gjermani<br />Merkel e gatshme për fushatë të re<br /><br>
Altmaier shefi i kabinetit të Merkelit ka kërkuar nga aleatët e SPD dhe FDP të rishqyrtojnë pozicionet e tyre kundër koalicionit me Merkelin.

Sipas tij nuk kanë arsyeje refuzimi. “Nëse zhvillohen zgjedhje të reja do të kushtonin 100 milion euro, kjo do sillte dëme për buxhetin e shtetit,”tha Shefi kabinetit.

Negociatat e para u zhvilluan gjatë ditës së djeshme por nuk sollën asnjë rezultat pozitiv për krijimin e Koalicionit mes CDU-së së Merkelit dy partive SPD dhe FDP. Ndërsa Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier, pritet të organizoj një takim ditën e sotme midis kryetarit të FDP-së Kristian Lindner dhe kryetarit të Partisë së Gjelbër Simone Peter.

Presidenti pritet të kërkoj bashkëpunim për krijimin e koalicionit për të formuar qeverinë, sipas tij është detyrë kushtetuese formimi i qeverisë, duke përjashtuar idenë për zgjedhje të reja.

Ndërsa shefi kabinetit të Merkelit, Altmaier ka kërkuar që tre javët e ardhshme të ketë një qartësi rreth formimit të koalicionit të mundshëm qeverisës. “Duhet një qeveri e qëndrueshme dhe e besueshme” shpjegoj Altmaier.

Socialdemokratët duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre, duhet të marrin pjesë për krijimin e qeverisë” u shpreh Altmaier.

Qëndrim kritik kundër mosangazhimit të partive të tjera për koalicion, e ka mbajtur edhe nënkryetarja e CDU-së Julia Klöckner, duke thënë se duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj pjesëmarrjes në qeveri.

Ndërsa kreu i grupit parlamentarë për Socialdemokratët ka mohuar përfshirjen në koalicion të madh, ai ka kërkuar që koalicioni të drejtohet nga partitë që përbëjnë pakicën e jo nga CDU-ja e Merkelit.

Altmaier ka kundërshtuar kërkesën e Socialdemokratëve për një koalicion të drejtuar nga pakica, madje ka shpjeguar se Merkel duhet të jetë patjetër drejtuesja e koalicionit qeverisës, për faktin se partia e saj CDU ka fituar shumicën e votave, idenë e drejtimit të koalicionit nga pakica nuk e ka mbështetur, është shprehur se kjo dëmton vendin.

Mbas negociatave të djeshme Merkel u shpreh para gazetarëve se nëse Gjermania do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, atëherë ajo do ishte e gatshme të drejtojë partinë e saj në një fushatë të re zgjedhore. "Një grua që ka përgjegjësi dhe është edhe më tej e gatshme ta marrë përsipër këtë përgjegjësi", tha Merkel.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'