Kriza politike, analistët: Qeveri
gjithëpërfshirëse, jo zgjedhje të reja

Kriza politike, analistët: Qeveri<br />gjithëpërfshirëse, jo zgjedhje të reja
Ndërsa partitë politike në Kosovë nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një qeveri, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, analistët politikë mendojnë se një qeveri gjithëpërfshirëse do të jetë mundësia e vetme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.
 
Blerim Bujani thotë se qeveria gjithëpqrfshirëse do të ishte  një formule për zgjidhjen e  problemit që po e mban peng krijimin e institucioneve, por sipas tij një ide e tillë nuk po aplikohet pasi mungon vullneti nga koalicioni opozitar.
 
Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Koalicionit pas zgjedhor nga LDK-AAK-NISMA do të ballafaqohen më 21 gusht për të mbrojtur pretendimet e tyre të ngritura në Gjykatën Kushtetuese rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese tanimë edhe zyrtarisht i ka njoftuar përfaqësuesit e dy blloqeve politike se do të ketë seancë dëgjimore më 21 gusht në Gjykatë për të dëgjuar argumentet shtesë rreth ngjarjes që ka ndodhur në seancën konstituive të Kuvendit.

 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje