Kriza politike, BE gati sanksionet
ndaj politikanëve të Maqedonisë

Kriza politike, BE gati sanksionet<br />ndaj politikanëve të Maqedonisë
E ndërsa partia e Gruevskit ka bllokuar procesin e formimit të Parlamentit dhe kështu transferimit të pushtetin në mënyrë të qetë, dhe në Bashkimin Evropian (BE) ka filluar të bisedohet për ndalesë të udhëtimit dhe bllokimit të xhirollogarive të politikanëve udhëheqës të Maqedoni.
 
Ekzistojnë dy lloje sanksionesh ndaj Maqedonisë. E para ka të bëjë me bllokimin e udhëtimit dhe bllokim të xhirollogarisë së politikanëve të caktuar maqedonas. Kurse mendohet edhe për zvogëlim të ndihmës së parashikuar, kjo përfshinë para të cilat Maqedonia i fiton në kuadër të përgatitjes së anëtarësimit në BE.
 
Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk se priten sanksione ndaj Maqedonisë dhe se kjo nuk është hera e parë që sanksionohet shteti ynë.
 
Vendet e Ballkanit në disa raste kanë përjetuar sanksione të BE-së, madje disa përfunduan në tribunalin e Hagës gjegjësisht në Maqedoni e dimë që disa politikanë kanë qenë në tribunalin e Hagës dhe nga ana tjetër pritet të ketë raste të ngjashme edhe ndaj disa politikanëve të tjerë të cilët i kundërshtojnë disa vendime rreth Maqedonisë, ku pas periudhës së konfliktit hynë në listën e zezë të SHBA-së.
 
Problemi i tanishëm i Maqedonisë me bllokimin e institucioneve dhe parlamentit është element i rëndësishëm me të cilin cenohet procesi demokratik, formimi i qeverisë funksionale, respektimi i shumicës dhe për këtë Uashingtoni në koordinim me BE-në mund të vendosin sanksione, të cilat do të jenë duke filluar nga sanksionimi i gjithë shtetit, duke shkurtuar fondet dhe mundësitë e beneficioneve të mjeteve financiare të cilat i ndan Bashkimi Evropian apo SHBA, më pas mund të ketë sanksione vetjake për politikanët të cilët janë përfshirë në disa procese të aferave korruptive, si Nikolla Gruevski etj
”, thotë Ruzhin.
 
Ai shtoi se sanksionet nga BE pritet të jenë bilaterale.
 
Këto sanksione kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjes në vendet e BE-së dhe SHBA si dhe në bllokimin e llogarive në banka dhe të patundshmërive.
 
Do të thotë se janë të mundura sanksione të caktuara që mund t’i vendos BE-ja dhe SHBA por ato të BE-së do të jenë bilaterale sepse kemi shtete të cilat nuk e përkrahin këtë politikë si Hungaria, Polonia, dhe disa të tjera
”, shtoi Ruzhin.
 
Kryetar i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani thotë se kësaj radhe sanksione nuk do të ketë vetëm për politikanët po edhe për qytetarët të cilët përkrahin VMRO-në.
 
Pas të gjitha porosive që erdhën nga udhëheqësit më të lartë të BE-së, dhe të departamentit shtetëror të SHBA-së, tani nuk ka mbet kohë dhe hapësirë për fjalë dhe porosi, sigurisht që do të pasojnë sanksione e kanë karakterin e disiplinimit të atyre që minojnë dhe pengojnë transferin paqësor të pushtetit.
 
Sanksionet e para do të jenë të adresuara sigurisht tek ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Ivanov, ndoshta edhe ndonjë bashkëpunëtor të tyre dhe e dyta mund të ndodh që të ndërpriten ose të shkurtohen edhe fondet të cilat i merr Maqedonia nga BE-ja siç janë IPA fondet, për të dhënë sinjal deri te qytetarët e Maqedonisë se edhe ata të cilët përkrahin opsionin e VMRO, të kthjellohen, të vetëdijesohen sepse do ta ndjenjë drejtpërsëdrejti edhe individualisht edhe në familjet e tyre krizën ekonomike dhe financiare, por edhe ndonjë destabilizim eventual, prandaj nuk jemi larg nga këto sanksione
”, thotë ai.
 
Ndërkaq siç bën të ditur DW, kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar Gruevskin të ndërpresë bllokadën.
 
Kurse javën e kaluar edhe Departamenti i Shtetit hapur kërcënoi me masa kundër politikanëve maqedonas të cilët bllokojnë proceset demokratike të Maqedonisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë