Kriza politike, Gjiknuri: Njerëzit
presin për të votuar në 18 qersho

Kriza politike, Gjiknuri: Njerëzit<br />presin për të votuar në 18 qersho
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, njëkohësisht i deleguar i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti i zonës Andrea Marto ishte në Bashkinë e Finiqit ku inspektoi dy projekte investimi, aksin rrugor Dermish-Memoraq dhe ujësjellësin Navarice-Memoraq-Dermish.
 
Dy veprat publike sëbashku janë financuar nga Buxheti i Shtetit përmes Fondit për Zhvillimin e Rajoneve ndërsa vlera e tyre shkon në 1.5 miliard lekë të vjetra.
 
Kryebashkiaku i Finiqit, Leonidha Hristo deklaroi se punimet për këto dy vepra po ecin normalisht dhe shumë shpejt do të përfundojnë duke i shërbyer komunitetit të disa fshatrave.
 
“Aksi i rrugës Dermish-Memoraq është 2.8 kilometra dhe është financiar përmes një fondi prej 995 milion lekë të vjetra. Paralelisht po investohet edhe në një vepër të dytë që është ajo e ujësjellësit me rrjedhje të lirë që i shërben tre fshatrave të zonës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë për vëmendjen e treguar ndaj Finiqit”, u shpreh Hristo.
 
Ministri Gjiknuri tha se investimet që po ndodhin si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe atë energjitike apo në ujësjellës shërbejnë për të përmirësuar jetën e banorëve të këtyre zonave por njëkohësisht tregojnë vëmendjen e qeverisë veçanërisht për këto zona minoritare.
 
“Në këto momente, këto janë edhe një tregues më shumë se qeveria jo vetëm funksionon por sa i rëndësishëm është stabiliteti i Shqipërisë, sa i rëndësishëm është legjitimiteti i qeverisë shqiptare dhe sa e rëndësishme është bërja sa më shpejt dhe në kohën e duhur e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.
 
Kjo, në mënyrë që reformat e të bërit shtet, reforma kaq të rëndësishme të mos ndalen. Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, rrugën e reformave dhe këto janë treguesit, këto janë ato që pret popullata.
 
Njerëzit presin ditën për të votuar në 18 Qershor dhe unë garantoj popullatën këtu dhe kryetarin e Bashkisë së vëmendja e qeverisë do jetë e vazhdueshme për të sjellë investime të tjera që këto zona punëtore i meritojnë”, nënvizoi ministri Gjiknuri.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot