Kriza politike në Maqedoni, Kuvendi
vazhdon sot seancën konstituive

Kriza politike në Maqedoni, Kuvendi<br />vazhdon sot seancën konstituive
Kuvendi i Maqedonisë nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit ç'ka do t’i hapte rrugën edhe krizës politike që ka përfshirë vendin.
 
Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e kryetarit të pritet të zhvillohet ditën e sotme. Ditën e djeshme ishin pikërisht deputetët e Gruevskit ata që uzurpuan foltoren për të penguar punimet.
 
 Antonio Milloshoski, deputeti nga VMRO-DPMNE theksoi se kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe kryetari i Kuvendit duhet të vijnë nga grupi parlamentar fitues dhe në zgjedhjet e fundit fitues është VMRO-DPMNE.
 
Sipas tij, kandidati që do të propozohet për kryetar të Kuvendit duhet të jetë i gatshëm të hedhë poshtë, siç tha, platforma të krijuara në shtete të tjera për interesa të huaja të cilat vetëm e rrisin tensionin dhe përçarjen në Maqedoni.
 
VMRO është e pakënaqur pasi ka humbur fuqinë politike pas marrëveshjes mes LSDM-së së Zoran Zaev dhe BDI-së së Ali Ahmetit, që kanë nxjerrë kandidat për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin.
 
 Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët u shpreh se këto janë përpjekjet e fundit të një pushteti në largim. Ndërkohë Lëvizja Besa është përfolur se është kundër kandidatit të BDI-së dhe dëshiron të ketë kandidatin e saj.
 
Një numër i madh diplomatësh po monitorojnë punimet në parlament ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që kriza politikë të zgjidhet sa më shpejt. Prej kohës Maqedoni ndodhet në një krizë të thellë politike pasi presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë Kreun e LSDM Zaev, pasi e konsideron platformën shqiptare cenim të sovranitetit. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë