Bashkimi Evropian mbështet Maqedoninë në kapërcimin e krizës politike, por për këtë duhet të ketë një zgjidhje nga krerët e partive politike të cilët duhet të tregojnë lidership.
Kështu deklaroi ditën e djeshme Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk pas takimit në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov, me të cilin, përveç për krizën politike, ka biseduar edhe për krizën e migrantëve dhe pritjet por edhe përballjen e Maqedonisë më këtë problem të përmasave në Ballkan dhe më gjerë.
Tusk, sikurse edhe diplomatët e tjerë pak ditë më parë, nuk arriti të bind Ivanov për të zhbllokuar procesin e krijimit të qeverisë në Shkup, pasi kreu i shtetit refuzon të mandatojë Zaev pasi konsideron platformën shqiptare si cënim të sovranitetit.
Sipas diplomatit kriza politike që ka përfshirë vendin po pengon integrimin e Maqedonisë.Por kreu i shtetit ka qënë i bindur në vendimin e tij duke thënë se duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijuuara në një shtet të huaj, që cënojnë sovranitetin e shtetit.
“Qëndrimi im është i qartë dhe i pandryshuar deri sa të hiqen pengesat juridike dhe politike që Qeveria të mos kundërshtohet apo të mos shantazhohet nga askush. Një qeveri e shantazhuar është një Qeveri jostabile. Me këtë platformë shkelen marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, manipulohen qytetarët, kërkohet ndryshim i Kushtetutës, nxiten përplasje ndëretnike”, u shpreh Ivanov.
Një javë më parë në Shkup ishte edhe komisioneri Hahn për të diskutuar tensionin politik por deri më tani sërish vendi ndodhet në udhëkryq.
Redaksia Online
e.m/Shiptarja.com
/Shqiptarja.com