Vjenë – Austria po përballet me një krizë politike të paprecedentë pasi Herbert Kickl, lideri i FPOe, partisë së ekstremit të djathtë, ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re. Vendimi është komunikuar përmes një letre të gjatë dërguar presidentit federal Alexander Van der Bellen.
Negociatat midis FPOe dhe partisë popullore OeVP vazhdonin prej disa javësh, por u bllokuan për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e dikastereve. Kjo ngërç politik bëri të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për koalicion, duke çuar kështu në dorëheqjen e Kickl.
Tani Austria ndodhet në një situatë të madhe pasigurie politike. Nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja, të cilat mund të ndryshojnë ekuilibrat e pushtetit në vend. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të presidentit federal dhe të partive të tjera politike për të zgjidhur këtë ngërç institucional.

Komente

