Në Francë, qeveria e Michel Barnier pritet të rrëzohet. Nyja e krizës është bërë projektligji për financimin e sigurimeve shoqërore, i cili duhej të shqyrtohej nga deputetët por Barnier, duke folur në parlament njoftoi përdorimin e nenit 49.3 të Kushtetutës, i cili lejon miratimin e një ligji pa kaluar në votim parlamentar.
Në fjalën e tij në parlament të martën Barnier tha se “Francezët nuk do të na falnin nëse do të vendosim interesa të veçanta ndaj të ardhmes së kombit”.
Ai hasi menjëherë në debat me dy forca politike, La France Insoumise të krahut të majtë dhe atë të Marin Le Pen të krahut të djathtë. Kjo e fundit konfirmoi se do të votojë së bashku me të majtën për të rrëzuar qeverinë.
Forcat opozitare kanë kërkuar 24 orë kohë për të paraqitur një mocion mosbesimi ndërsa ky do të ishte rasti i parë që një qeveri në Francë rrëzohet në këtë mënyrë që prej vitit 1962, ndërsa vendi po kalon krizën e dytë politike brenda 6 muajsh.