Ditën e sotme në Itali nisin bisedimet për të gjetur një rrugëzgjidhje politike, por duke parë deklaratat e partive kryesore zgjidhja duket e vështirë.

Pas mbrëmjes së djeshme kur kreu i shtetit pranoi dorëheqjen e kryemnistrit Matteo Renzi të gjithë kanë nisur të flasin për hipoteza të mundshme që mund t'i japin fund krizës politike që ka përfshirë vendit fqinj pas vendimit të referendumit për të mos votuar ndryshimet kushtetuese.

Por mediat italiane shkruajnë se zgjidhja më e kënaqshme për presidentin është riemërimi i Renzit Por hipoteza e riemërimit përballet me jo e Renzit i cili është shprehur se dëshiron të tërhiqet dhe një vendim i tillë nuk do të ishte i denjë.

Në këto kushte dy janë rrugët e mundshme: e para zgjedhje të menjëhershme pas miratimit të ligjit zgjedhor i cili pritet në 24 janar, rruga e dytë një qeveri e përgjegjësisë kombëtare deri në fund të legjislaturës. Ndërkohë bisedimet do të vijojnë deri të shtunën.

Më pas pritet që presidenti do të shqyrtojë të gjitha hipotezat dhe të hënën do të duhet të publikojë zgjidhjen e cila duhet ti jap fund krizës politike, edhe pse nuk përjashtohet një raund i dytë i konsultimeve.

Kreu i shtetit do të takohet me krerët e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, Pietro Grasso dhe Laura Boldrini e më pas edhe me partitë kryesore në vend.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com