Kriza politike në Itali, Mattarella
drejt fundit negociatat me partitë

Kriza politike në Itali, Mattarella<br />drejt fundit negociatat me partitë
Dorëheqja e Matteo Renzit si Kryeministër, ka rikthyer krizën politike në Itali. 

Presidenti Sergio Mattarella vijon negociatat e fundit me partitë e mëdha politike me shpresën për t'i dhënë fund ngërçit politik. 

Zgjedhje të parakohshme për disa, qeveri e unitetit kombëtar për disa të tjerë, gjithsecili mbron tezën e tij për zgjidhjen për pasuesin e Renzi-t, ndërsa kriza bankare është rishfaqur në ekonominë e tretë të zonës euro.

Përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Parlamentin italian po parakalojnë prej së premtes në mëngjes në Kuirinale, selia e presidencës italiane.

Dje në mbrëmje, Liga e Veriut, partia anti-euro dhe anti-imigracion konfirmuan në prani të presidentit kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Pretendimeve të këtyre tre forcave politike iu bashkua edhe Lëvizja Pesë Yjet. Por siç bëhet e ditur nga mediat italiane, zgjedhjet e parakohshme nuk janë një opsion i presidentit Mattarella në tryezën e bisedimeve me partitë politike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji