Kriza politike në Mal të Zi dhe zgjedhjet e parakohshme

Kriza politike në Mal të Zi dhe zgjedhjet e parakohshme

Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar një situatë paradoksale, ku qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të vitit të kaluar, nuk e ka shumicën, por përkundër këtij fakti vazhdon të qeverisë pa ndonjë problem të theksuar. Analisti politik, Hajrullah Hajdari vlerëson se Fronti Demokratik, si një koalicion proserb dhe prorus nuk e ka forcën e duhur për të bërë ndryshime në Mal të Zi.

“Një pjesë e koalicionit, siç janë Demokratët dhe URA i bëjnë llogaritë e tyre kurse Fronti Demokratik, që ka shumicën në parlament, është e frymëzuar nga politika serbomadhe dhe si i tillë është i papërshtatshëm për vazhdimin e këtij koalicioni”, tha Hajdari.

Hajdari tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi.

“Brenda një harku kohor të shkurtër do të ketë zgjedhje ose një bllokadë të institucioneve në Mal të Zi. Shpesh herë në parlament koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën dhe kësisoj deligjimitohet dhe janë të pashmangshme zgjedhjet qofshin për gjashtë muaj apo një vit, koha do të tregojë”, tha Hajdari.

Në këtë kuadër Hajdari vlerëson se forcat politike shqiptare duhet të marrin pjesë në çdo qeveri dhe pjesëmarrja e tyre duhet të rregullohet në mënyrë institucionale.

“Partitë shqiptare e kanë vendin në qeveri. Duhet që në mënyrë institucionale kjo çështje të zgjidhet dhe jo me ligj, por vetëm me aktin më të lartë shtetëror siç është kushtetuta. Se kush do të jetë në pushtet proserbët, promalazezët apo partitë qytetare nuk është fare e rëndësishme për shqiptarët”, tha Hajdari.

Hajdari, vuri në dukje, se vizita e paralajmëruar e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Mal të Zi do t'i kontribuojë qëndrueshmërisë në vend.

“Besoj dhe kemi shpresë se Escobar dhe politika e SHBA-së do të kontribuojë në largimin e Frontit Demokratik, jo nga skena politike, por nga bërja e politikës së përditshme me konceptin e botëkuptimeve serbomadhe”, tha në intervistën për Zërin e Amerikës analisti politik Hajrullah Hajdari.

/VOA/ 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta