Kriza politike në Maqedoni rrezikon
sigurinë,forca ushtarake në Shkup

Kriza politike në Maqedoni rrezikon<br />sigurinë,forca ushtarake në Shkup
Ende nuk dihet se si do të zgjidhet kriza politike në Maqedoni, por ajo ndodhet para shpërthimit edhe në aspektet e sigurisë, paralajmërojnë njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë.Ndërsa një media maqedonase ka publikuar pamje sesi forcat ushtarake kanë nisur lëvizjen drejt Shkupit po pa dhënë ndonjë arsye.

Komentet e tyre shkruan Radio Evropa e Lirë pasojnë kërcënimet e fundit të presidentit Gjorge Ivanov dhe të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, se nuk do të heqin asnjëherë dorë nga bllokimi i formimit të institucioneve të reja, për shkak të, siç thonë, ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të Maqedonisë nga platformat e huaja duke aluduar në deklaratën e partive politike shqiptare, që të mos bëhet pjesë e programit të ri qeveritar të LSDM-së dhe partive shqiptare.

Madje, Gruevski ka thënë se "në rast të ndonjë përpjekjeje që me forcë të merret pushteti, atëherë do të ndodhë populli" duke e paralajmëruar që të përgatitet për rezistencë afatgjate.

Debati në Kuvend për zgjedhjet e kryetarit të ri nga partitë e shumicës së re LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, po hyn në javën e tretë, por për shkak të pengesave procedurale të VMRO-së përfundimit të saj nuk i duket fundit.

Nga LSDM-ja, kanë bërë të ditur se kanë plan për zhbllokimin e seancës që nënkupton zgjedhjen e kryetarit duke anashkaluar kryesuesin aktual të VMRO-së, por njohësit e çështjeve politike thonë se kjo mund të ndodhë, porse nuk mund të kalojë pa pasoja.

"Gabim është të mendohet se VMRO-ja mund të tërhiqet në mënyrë demokratike, se do të legjitimojë pushtet tjetër apo se do ta dorëzojë pushtetin. 

Madje, unë mendoj se ajo ka projekt edhe për ndonjë konflikt lokal varësisht se si do ta menaxhonte. Mundësia e vetme që të zhbllokohet puna e Kuvendit është ajo e dhunës apo gjysmë dhunës në atë mënyrë që LSDM-ja dhe partnerët e tyre të mbajnë një seancë dhe ta zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit.

Por, kjo do të prodhojë dhunë për arsye se VMRO-ja është e vendosur, ajo ka skenar perfekt pasi në mënyrë institucionale, apo demokratike gjendja e tanishme nuk mund të kapërcehet", thotë për "Radion Evropa e Lirë"
, Alajdin Demiri.

Shumica e re parlamentare beson se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mund t’i hap rrugën formimit edhe të Qeverisë, edhe pse presidenti Ivanov ka thënë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që mund të vijë nga kryeparlamentari i ri për mandatimin për kryeministër të Zoran Zaevit të LSDM-së.

Ndërkohë, pengimi i formimit të institucioneve të reja është paralajmëruar edhe nga organizata "Për Maqedoni të bashkuar", e cila prej 40 ditësh po proteston në Shkup dhe qytete tjera.

Drejtuesit e saj, kanë paralajmëruar edhe hyrjen me dhunë në Kuvend, nëse do të ketë përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të ri pa u distancuar paraprakisht nga "Platforma e Tiranës", siç e quajnë deklaratën e partive politike shqiptare.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane