Qindra protestues në Moldavi kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur në parlament, pasi ky i fundit miratoi një sërë masash ligjore pro-evropiane. Votimi kishte si qëllim dhënien fund të bllokimit politik të disa muajve, por u bojkotua nga opozita pro-ruse, thotë BBC.
Sakaq, Pavel Filip nga koalicioni pro-europian, është emëruar kryeministër. Qeveria e mëparshme e ish republikës sovjetike, u shkarkua nga ligjvënësit në tetor të 2015, pas një skandali korrupsioni.
Por emërimi i Filip, u kundërshtua nga mijëra njerës të cilët u mblodhën jashtë parlamentit në kryeqytetin Chisinau. Kryeministri i ri, u zotua për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian.
Një grup protestuesish, pasi u përleshen me policinë, arritën të futeshin brenda në parlament, raportojnë mediat lokale.
Protestuesit përdorën gaz lotësjellës ndaj policisë, por nuk dihet nëse pat të lënduar nga rradhët e policisë. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej ”Anuloni votimin” dhe “hajdutë”, raporton AFP.
Moldavia është një nga vendet më të varfra europiane dhe ka qenë e bllokuar nga kriza politike që prej skandalit ku 1 miliardë dollarë u zhdukën në sistemin bankar në vitin 2014.
/Shqiptarja.com