Kriza politike/ 'Ngec' qeveria Cottarelli, krerët e partive-Presidentit: Zgjedhje, të vendosin italianët

Kriza politike/ 'Ngec' qeveria Cottarelli, krerët e partive-Presidentit: Zgjedhje, të vendosin italianët

Carlo Cottarelli dhe Sergio Mattarella

Italia vijon të përballet me një krizë politike e institucionale, që pas zgjedhjeve të 4 marsit, teksa deri më tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për krijimin e një qeverie.

Kryeministri i ngarkuar për krijimin e një qeverie teknike, Carlo Cottarelli është takuar mëngjesin e sotëm me Presidentin Sergio Mattarella, një takim që nuk ka prodhuar asgjë të re.

Ka qenë vetë kryeministri i mandatuar nga Presidenti, Cottarelli, i cili ka deklaruar pas takimit se së bashku me Kreun e Shtetit janë në pritje për zhvillimet e reja.

Janë shfaqur mundësi të reja për lindjen e një qeverie politike. Përballë tensionit të tregut ekonomik e financiar italian, jemi në pritje për zhvillimet e reja.

Kryeministri i mandatuar, Carlo Cottarelli

Kriza politike ka shqetësuar të gjitha forcat politike, të cilat kanë reaguar, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm në zgjedhje. Lideri i ‘5 Yjeve’, Lugi Di Maio, dhe kreu i ‘Lidhjes’, Matteo Salvini, i kanë bërë thirrje Presidentit të japë datën e zgjedhjeve, në mënyrë që italianët të bëjnë vetë drejtësi.

Italia nuk është skllav i askujt. Gjermania të merret me hallet e gjermanëve, Franca me hallet e francezëve, për italianët mendojmë vetë. Mattarella na thuaj si të dalim nga ky kaos?

Lideri i ‘5 Yjeve’, Lugi Di Maio

President na jep datën e zgjedhjeve të reja dhe italianët me votën e tyre do bëjnë drejtësi për atë çka po ndodh sot.

kreu i ‘Lidhjes’, Matteo Salvini

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen