Kriza politike, takimi i Jahjagës
pa marrëveshje, liderët kontradikto

Kriza politike, takimi i Jahjagës<br />pa marrëveshje, liderët kontradikto
Nuk ka dritë në fund të tunelit sa i përket krizës politike në Kosovës. Takimi i thirrur nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka dështuar.

Në këtë takim që merrnin pjesë dy liderët e partive të koalicionit qeverisës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, si dhe i vetmi lider nga tre partitë e opozitës, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasur asnjë rezultat.
 
Ftesën e presidentes Jahjaga e kanë refuzuar liderët e dy partive të tjera të opozitës, ai i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe lideri i Nismës. 
 
Takimi i thirrur nga presidentja kishte si qëllim gjetjen e një zgjidhje politike në mënyrë që Kuvendi, t’i kthehet normalitetit pas bllokimit të punës nga ana e opozitës. Po ashtu, funksionalizimi i plotë i Kuvendit në këtë fazë, shihet si jetik pasi brenda një muaji, ky institucion duhet të zgjedh presidentin e ri të Kosovës. Në të kundërtën, vendi do të zhytej në një krizë të thellë institucionale e politike.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin