Kriza prej luftës, Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion! 1.2 mld lekë më shumë në skemën kombëtare të bujqësisë

Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Ministrja Krifca ka bërë me dije se kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion.

“1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.

Me këtë rritje të Fondit, këtë vit do të përfitojnë mbështetje me naftë përaferisht 35 mijë fermerë, në kultura të ndryshme bujqësore, një numër rekord ky. Vjet nga skema përfituan 19 mijë fermerë. Ministrja Krifca nënvizoi se në kushtet e ndryshimit të madh dhe  dinamik të çmimit të grurit dhe vendosjes së ndalimit të eksportit të tij nga shumë vende, qeveria ka ndjekur me vëmendje në vijim situatën e prodhimit të grurit në vend dhe furnizimit të rregullt me grurë në javët dhe muajt që do të vijnë.

“Mund të raportoj që prodhimi i këtij viti i grurit në vend ka qenë në normat historike të tij duke arritur të prodhojmë në vend përafërisht 225 mijë tonë grurë, apo gjysmën e sasisë që konsumojmë”.

Me vendimin e miratuar sot, Qeveria Shqiptare ka vendosur për herë të parë një fond prej 500 milionë lekë që synon rritjen e sasisë së grurit të prodhuar në vend. Përmes kësaj mase, kultivuesit e grurit me sipërfaqe mbi nje HA, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë per HA.

Nga kjo skemë do të përfitojnë mbështetje rreth 7300 fermerë dhe përmes saj synojmë të rrisim sipërfaqen e kultivuar me grurë në vend me 17 mijë ha, duke synuar ta cojmë siperfaqen e kultivuar me grurë për vitin që vjen në 70000 HA në total.

“Me këtë skemë mbështetje synojmë të dyfishojmë prodhimin e grurit në vend që prodhohet për tregtim nga 60 mijë tonë në 120 mijë tonë. Të treja këto masa të marra së bashku, mbështetja me naftë, skema e veçantë për rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë dhe angazhimi për funksionimin e lirë të tregut të furnizimit me grurë në vendet e Ballkanit te Hapur forcojmë ndjeshëm rezistencën e vendit ndaj cdo goditje të zinxhirit furnizues me grurë si pasojë e luftës”.

Përvec rritjes së fondit për bujqësinë, Qeveria vendosi sot të rrisë gjithashtu ndihmën për sektorin e peshkimit, i cili gjithashtu është përballur me rritjen e madhe të cmimit të naftës dhe kostos së peshkimit.

“Sot miratuam një fond shtesë prej 200 milionë lekë për subvencionimin e naftes për peshkim. Nga ky fond do të peërfitojnë me 40 lekë liter shtesë subvencion për naftën 203 anije peshkimi në vend.  Kjo mbështetje ndikon në rreth 5 milion litra naftë që konsumohet nga anijet e peshkimit deri në fund të vitit.

Falë punës së madhe të fermerëve, bujqësia gjatë gjithë këtij viti ka treguar një qendrueshmeri të lartë duke vijuar rritjen e eksporteve dhe prodhimit bujqësor në vend. Me fondin shtesë prej 1.2 miliardë lekë të miratuar sot, i vihet në krah me një ndihmë të rëndësishme shtesë edhe 15 mijë fermerëve të tjerë dhe gjithë sektorit të peshkimit.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 30/07/2022 01:02

    TE SUBVENCIONOHET DHE PRODHIMI I LULEDIELLIT,,,,,mishit te gjedheve,,,,MISRIT,QERSHIVE,,PJESHKEVE,,,,DOMATES,,,,SPECIT,,,ARRAVE,,,LAJTHIVE,,,QUMESHTIT,,,DHE FERMAVE TE LOPEVE DHE DELEVE....DHE TE NXITET ME FONDE NGA MINISTRIA E BUJQESISE I FABRIKAVE TE PRODHIMIT TE LENGJEVE--RECELRAVE TE MOLLES,,,QERSHISE,,LULESHTRYDHES,,,PORTOKALLEVE,, ETJ....QE FSHATARET TANE PUNETORE TE MOS PRESIN PEMET KOT....

    Përgjigju
  • Ekonomia e tregut: 29/07/2022 17:01

    Cmimi i grurit ka shkuar ne stratosfere. Sinjal i qarte nga tregu qe duhet mbjelle grure. Prodhuesit e grurit do bejne fitime rekord kete vit. Perse u dashka qe keta prodhues te marrin edhe subvencion nga shteti? Nese mendohet se fermeret hezitojne te mbjellin grure nga frika se cmimi do bjere kur te korret gruri, atehere le t’u garantoje shteti nje cmim minimal blerje. Fermeret do ta perdornin kete cmim dysheme vetem nese cmimet bien, prandaj edhe shteti do kishte kosto vetem nese ky skenar realizohet.

    Përgjigju
  • Na ka fale zoti toka dhe klime fantastike per te mbjellur cdo gje: 29/07/2022 15:26

    Enveri e siguronte buken dhe vajin e lulediellit ne vend megjith anet negative te komunizmit

    Përgjigju
    • Beni: 29/07/2022 18:12

      Vetem nqs mund te quhen buk edhe vaj ato produkte qe kishim, atehere ke te drejte!

  • LORA: 29/07/2022 13:48

    Lajm i mire. Me ne fund nje vendim i duhur i Qeverise per sigurimin e prodhimit te grurit,qe te mbuloje nevojat ne vend. Eshte vendim i vonuar,por i drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah