Kriza qeveritare në Itali, nesër Conte 'peshon' forcën në Dhomën e Deputetëve, pasnesër në Senat
Kryeministri italian, Giuseppe Conte
Dy ditët në vijim do të jenë të ngjeshura për Qeverinë italiane dhe Kryeministrin Giuseppe Conte. Pas krizës së thellë politike që erdhi si rezultat i tërheqjes së Matteo Renzit, Conte nesër do të përballet me sfidën për të siguruar mbështetjen në Dhomën e Deputetëve ndërsa një ditë më pas në Senatin italian.
Mediat italiane shkruajnë se ruajtja e shumicës nga Conte dhe qëndrimi i tij në detyrë është hipoteza më e mundshme. Sipas 'Corriere' Conte nesër mund të marrë një shumicë absolute në Dhomë, pastaj ditën tjetër ai lëviz në Senat dhe votohet nga rreth 155, gjashtë senatorë më pak se 161, e cila do të ishte ekuivalente me mazhoracë absolute. Kjo do të ishte një mazhorancë me relative, por nuk do të ishte hera e parë që ndodh në Itali pasi ka precedentë edhe në të kaluarën.
Koalicioni qeverisës ra pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me politikat ekonomike të rimëkëmbjes.
Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.
Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Uguali'.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.1%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ishte dëbuar më 2023 si klandestin, 40-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë!
29 Dhjetor 2024, 22:21
-
Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër
29 Dhjetor 2024, 17:08
-
Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 15:59
-
Italianët kundër Musk, 23.6% e përdoruesve të ‘X’ braktisin platformën! ‘Rritet’ Zuckerberg
28 Dhjetor 2024, 19:53
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor 2024, 18:41
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor 2024, 16:04
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor 2024, 08:14
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor 2024, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor 2024, 20:52