Kriza qeveritare në Itali, presidenti konsultohet me partitë e mëdha! Zingaretti ndez shpresat për koalicion me '5 Stelle'

Kriza qeveritare në Itali, presidenti konsultohet me partitë e mëdha! Zingaretti ndez shpresat për koalicion me '5 Stelle'

Tërheqja e mocionit të besimit ndaj qeverisë nga ana e Lega-s që provokoi krizën, duket se ka hapur një spirale shprese se të gjithë mund të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza.

I detyruar nga doreheqja e Kryeministrit Conte, Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella, ndërsa dje, për zgjidhjen e krizës, nisi konsultimet me ish homologun Giorgio Napolitano, me kryetarët e Dhomës dhe Senatit Roberto Fico dhe Elisabetta Casellati si dhe me partitë më të vogla, sot do të konsultohet me partitë e mëdha, fillimisht me Pd, pastaj me Lega-n dhe 5 stelle.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mandatuar zyrtarisht sekretarin e saj Nicola Zingaretti për të negociuar për krijimin e një qeveri të re së bashku me 5 stelle.

Krijimin e një shumice të re, Pd e kushtëzon me respektimit e 5 pikave: "përfaqësim i ndershëm në Bashkimin Evropian, demokraci përfaqësuese, duke filluar nga parlamenti,  zhvillimi i bazuar në qëndrueshmërinë e mjedisit; ndryshime në menaxhimin e prurjeve migratore, receta ekonomike dhe sociale që do të hapnin një sezon investimesh.

Nicola Zingaretti ka konfirmuar tashmë  gatishmërinë e tij për të mbështetur një ekzekutiv "të gjerë".  Forza Italia, zyrtarisht, ka bërë thirrje për një rikthim te sondazhet, siç ka pretenduar kreu i grupit Anna Maria Bernini në Dhomën e deputetëve.

Presidenti Mattarella është takuar sot me Fratelli d'Italia, kryesuar nga Giorgia Meloni dhe me përfaqësuesit e Forza Italia të udhëhequr nga Silvio Berlusconi.

Dallimi i parë që u shfaq mes delegacioneve të Fdi dhe Pd është se përfaqësuesit e Forza Italia hynë në Pallatin Quirinale me makinë dhe jo në këmbë.

Berluskoni theksoi një "Jo" të mprehtë për krijimin e një maxhorance të improvizuar duke kërkuar në të kundërt menjëherë votime.

"Ne nuk jemi improvizues” - tha Berlusconi. “Katërmbëdhjetë muaj pas votimit të mëparshëm, eksperimenti i falimentimit të qeverisë e çoi Italinë në një krizë të thellë. Qeveritë duhet të ndërtohen me kohë, jo pas votimit, por para votimit. Me njerëz që kanë përvojë. Një qeveri nuk mund të lindë në laborator, ajo nuk mund të funksionojë nëse bazohet në një kontratë”.

Për radikalisten liberale Emma Bonino, një aleancë mes Pd dhe 5 stelle duket shumë e vështirë, kryesisht për reformën financiare për të cilën ska alternativa, ose rritja e TVSH, ose kontradita kardinale me Europën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja