Kriza, rritet kredia e keqe
Tani kushte të reja kreditimi

Kriza, rritet kredia e keqe<br />Tani kushte të reja kreditimi
Kredia e keqe, sipas vlerësimit të vetë Shoqatës së Bankave, ka arritur në muajin shtator në 18.4 për qind të totalit të portofolit të kredive. Deri para pak vitesh, kjo shifër ishte 4- 6 për qind, duke përbërë edhe normën më të ulët në rajon. Por rritja e shpejtë e problematikës financiare, me të cilën përballohen qytetarët shqiptarë, ka sjellë një përkeqësim të kushteve të tyre në drejtim të pagesave të kredisë, që është pasqyruar edhe në probleme të karakterit social, me përplasje me përmbaruesit privatë, me kërkesa absurde të gjykatave apo intransigjencë ekstreme nga bankat.

Ajo që duhet ditur në këto kushte, është se, për çdo situatë ka zgjidhje, por për të gjetur më të favorshmen, mirë është të dihen të gjitha mundësitë që ofrohen. Kur krijohen rastet që klienti, i cili ka marrë një kredi, për të cilën ka lënë peng shtëpinë, dyqanin, a një objekt tjetër të patundshem, me vlerë të konsiderueshme, nuk ka mundësi që të bëj pagesat mujore? Edhe pse askush nuk ka ndërmend që të mos paguajë rregullisht kredinë, atëhere kur e merr atë, ndodh që familjet të përballen me vështirësi të papritura,si humbja e vendit të punës, divorci, shpenzime të paparashikuara, që i detyrojnë të mos e bëjnë pagesën në kohën e caktuar. Institucionet kredidhënëse kanë parashikuar situata të përkohshme pamundësie pagese të kësteve mujore nga ana e klientëve, kështu që, në momente të caktuara, ato mund t'u ofrojnë atyre lehtësi në pagesa, duke zbatuar plane të reja ripagese të kredisë sipas kushteve të reja të krijuara për qytetarin.

Disa nga mundësitë që bankat ofrojnë për përmirësim të situatës së pagesave të vonuara mund të jenë psh lehtësim i këstit mujor duke paguar këstet e vonuara dhe ato të rradhës sipas një skeduli të ri ose duke bërë një ristrukturim total të kredisë. Nëse problemet e qytetarit nuk janë të përkohshme dhe situata financiare nuk mund ta parmirësohet, atëhere është më mirë të mendohet që të shitet shtëpia, për të mbyllur detyrimet me bankën. Megjithatë, pa arritur në masën ekstreme, gjëja e parë që duhet patur parasysh është që të kontaktohet banka (oficeri i kredisë) në momentin që shihet se pagesa e kësteve është bërë vërtet problem.

Duke qenë në kontakt direkt dhe të shpejtë me huadhënësin, klienti problematik krijon menjëherë një raport besimi, që do ta ndihmojë në zgjidhjen sa më të mirë të situatës. Sa u përket shpenzimeve që duhet të bëhen për të marrë një kredi të re, ato nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kërkesat për dhënie të kredive. Përveç përqindjes, kredia për të patundshme ka edhe kosto tjetër. Në të përfshihet, psh, shpenzimi administativ i bankës. Nëse do të financosh një kredi për shtëpi në shumën e 50,000 eurove, kjo pagesë është 500 euro. Ndërkohë, minimumi për pagesat noteriale për gjithë dokumentat që kërkohën është 3.000 lekë. Një nga shpenzimet është edhe pagesa për vlerësimin e pasurisë që shërben si kolateral. Për këtë qëllim bankat përdorin vlerësues privatë. Zakonisht kostoja e vlerësimit varet nga objekti që vlerësohet dhe vendodhja e tij dhe ndryshon në varësi të bankave dhe marrëveshjet që ato kane lidhur me vlerësuesit përsa u takon tarifave (nga 70 në 150 euro). Po kështu, duhen llogaritur 3,000 deri 10,000 lekë pagesë që hipoteka ta kalojë pronën në emër të bankës dhe një tarifë në rast likuidimi të parakohshëm të kredisë qoftë pjesore qoftë totale, ku zakonisht kërkohet deri në 5% e shumës së mbetur plus.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin