Fasonët kanë filluar të kërkojnë tregje të reja për ti shpëtuar krizës ekonomike që ka përfshirë rajonin. Në një prononcim për televizionin Ora News përfaqësuesi i Dhomës së Veshjeve, Florian Zekja, shprehet se tashmë ka pasur stepje të tregtisë me vende si Greqia dhe Italia dhe për këtë po kërkohen tregje të tjera si Gjermania apo vendet Skandinave.

Ai apelon që qeveria të rrisë investimet publike për këtë sektor. Për sa i përket tregut shqiptar Zekja shprehet se ai nuk shihet si një mundësi për shitjen e produkteve të tyre dhe kjo për shkak të konsumit mjaft të vogël në vend ndërsa nënvizon se uniformat e reja të policisë për të parën herë ishin prodhim shqiptar. ah/Shqiptarja.com/