SIRI - Organizata bamirëse ndërkombëtare “Save the Children” ka bërë të ditur se 200.000 mijë fëmijët e refugjatëve sirianë janë në rrezik serioz nga temperaturat e ngrirjes, për shkak të dimrit që po afrohet në Lindjen e Mesme.
Shumë familje janë shpërngulur përtej kufijve në Turqi, Jordani dhe Libani.
Më shumë se dy milionë veta janë zhvendosur brenda Sirisë, si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve që ende vazhdojnë.
“Save the Children” thotë se shumë prej tyre nuk kanë një çati mbi kokë, rroba të ngrohta dhe nuk mund të mbijetojnë në këto kushte të vështira.
Organizata ka bërë thirrje për të grumbulluar fonde, duke thënë se më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, të cilët janë më në rrezik në qoftë se ndihmat nuk arrijnë në kohë.
Rreth 400.000 refugjatë sirianë janë regjistruar zyrtarisht në vendet fqinje, një shifër që sipas Kombeve të Bashkuara mund të arrijë deri në 700.000 mijë deri në fund të vitit, pasi veprimet ushtarake ende vazhdojnë në shumë vende të Sirisë.
Aktivistët dhe vëzhguesit thonë se më shumë se 38.000 njerëz janë vrarë në kryengritjen kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, e cila filloi vitin e kaluar.
(l.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com