Kriza siriane, forcat e Asad pushtojnë pjesën më të madhe të Alepo në prag të bisedimeve Turqi-Rusi

Kriza siriane, forcat e Asad pushtojnë pjesën më të madhe të Alepo në prag të bisedimeve Turqi-Rusi

Forcat e qeverisë siriane kanë bërë përparime të rëndësishme në provincën veri-perëndimore të vendit, duke ‘kapur’ pjesën më të madhe të rajonit të Idlib, i mbrojtur nga rebelët, , një ditë para një raundi të ri bisedimesh midis Turqisë dhe Rusisë për përshkallëzimin e konfliktit në zonë.

Përparimet e fundit të qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor kanë prishur një bashkëpunim të brishtë midis Ankarasë dhe Moskës, të cilat mbështesin fraksione kundërshtare në konflikt, por që kanë bashkëpunuar për një zgjidhje politike të luftës gati nëntë-vjeçare në Siri.

Turqia, e cila mbështet rebelët që kërkojnë të ‘heqin’ presidentin sirian Bashar al-Asad, është e indinjuar pasi sulmet sirianë në rajonin e Idlib vranë 13 trupa turke brenda dy javësh. Ajo i ka kërkuar Rusisë të ndalojë sulmet, duke paralajmëruar se do të përdorë fuqinë e saj ushtarake për të larguar forcat siriane nëse nuk tërhiqen deri në fund të muajit.

Të dielën, aeroplanët rusë të luftës kryen sulme të rënda ajrore në provincën Alepo, duke bombarduar qytetin Anadan, e cila ‘u kap’ më vonë nga forcat siriane të mbështetur nga militantët e mbështetur nga Irani.

Rebelët e mbështetur nga Turqia kanë filluar një operacion ushtarak në Idlib për të rimarrë zonat e humbura.

Agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu e Turqisë tha se një kolonë prej 100 automjetesh, përfshirë trupa dhe pajisje ushtarake, janë vendosur në Idlib.

Turqia deri më tani ka dërguar mijëra trupa dhe qindra pajisje ushtarake për të forcuar postet e saj të vëzhgimit në Idlib, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje të de-përshkallëzimit të vitit 2018 me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump ka telefonuar Presidentin turk Tajip Erdogan për të shprehur shqetësimin për dhunën në Idlib dhe e falënderoi atë për përpjekjet e Turqisë për të parandaluar një katastrofë humanitare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë