NJU JORK - Bursat europiane shënuan rënie për të dytën ditë dje, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se administrata e Obamas quan Sirinë përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike dhe ka nisur përgatitjet për një sulm të mundshëm ushtarak.
Indeksi Stoxx Europe 600 “u tërhoq” 0.3% në Londër. Ndërkohë, çmimi i naftës referencë amerikane, West Texas Intermediate, WTI, u rrit për të tretën herë në katër ditë, pas shqetësimeve se tensionet në Lindjen e Mesme po kalojnë në një pikë të tillë, që shkaktojnë probleme me furnizimin me naftë nga ky rajon.
WTI për dorëzimet e tetorit u rrit me 67 cent në 106.59 diollarë amerikanë për fuçi. Çmimet janë rritur 16% këtë vit. Nafta europiane Brent, nga ana e saj, për dorëzimet e tetorit u rrit 57 cent, ose 0.5% në 111.30 dollarë për fuçi.
Në vendin tonë valutat e huaja kanë fituar terren dje në këmbimet me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro është vlerësuar lehtë kundrejt monedhës vendase, 0.01 lekë në raport me kursin e një dite më parë. Një euro këmbehej dje me 140.25 lekë. Ndërsa një dollar u këmbye me 105.13 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com