UASHINGTON - Senatorët amerikanë të komitetit ushtarak, kanë rënë darkord për përgatitjen e një draft-rezolute për “sulmin e kufizuar”, ushtarak që po përgatit të marrë SHBA-ja në bashkëpunim me Francën.
 
Në këtë rezolutë që pritet të votohet gjatë javës tjetër, parashikohet një afat 60 ditor për ndërhyrjen ushtarake dhe ndalon përdorimin e forcave ushtarake tokësore.
 
Sekretari i Shtetit, John Kerry ka bërë të ditur se, sulmi ndaj Sirisë duhet të bëhet, pasi Assad ka sulmuar me armë kimike civilët.
 
Edhe kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, ka qenë darkord me kërkesën e bërë nga presidenti Barack Obama për ndërhyrjen ushtarake.
 
Sipas një kopjeje të rezolutës të siguruar nga agjencia e lajmeve AFP, senatorët e SHBA-së dëshirojnë që të kufizojnë operacionet ushtarake, në një “përdorim të kufizuar dhe të përshtatur të forcave ushtarake amerikane në Siri”.
 
Gjithashtu në rezolutë saktësohet edhe fakti se, presidenti mund të zgjasë operacionet edhe 30 ditë më tepër se 60 ditëshi i parë, por gjithmonë nëse merr miratimin e Kongresit.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)