Kriza, të ardhurat
rishikohen me ulje 12%
Për vitet në vazhdim, qeveria kishte parashikuar në shkurt rritje në masën 6, 6.1 dhe 6.2 për qind. Duke mbajtur sërish vlerësime të larta, ajo është tërhequr në nivelin 5%. Rritje zero për shpenzimet në vitet 2012-2013.
TIRANE- Duke filluar nga 2011- a, vlerësimet e qeverisë shqiptare kanë ndryshuar tri herë brenda vitit. Kështu, sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, për vitin në vazhdim ai parashikohet 1.326 miliardë lekë në fillim të vitit, 1.320 miliardë ne korrik dhe 1.319 miliardë në nëntor. Këto shifra për vitin e ardhshëm luhaten edhe më shumë, por gjithnjë në ulje, duke kaluar nga 1.426 miliardë, në 1.409 miliardë dhe përfundimisht në 1.390 miliardë lekë. Në vitin 2013, vlerësimet janë përkatësisht 1.537 miliardë, 1.502 miliardë dhe 1.477 miliardë lekë, me një ulje nga shkurti deri në nëntor në masën katër për qind. E njejta situatë paraqitet edhe për 2012-ën, me 1.652 miliardë në shkurt, 1.602 miliardë të vlerësuara në korrik dhe 1.575 miliardë lekë në fund të vitit, me një ndryshim gati 5 për qind në ulje. Të ardhurat buxhetore ndjekin të njejtën tendencë
korrigjimi në ulje. Kështu, për 2014-ën ishin parashikuar 448.1 miliardë lekë të ardhura, por ato janë ulur në 417.7 miliardë në korrik dhe, madje, në 400.7 miliardë në nëntor, me ulje në masën gati 12 për qind.
Përsa i përket këtij viti, qeveria parashikon rënie nga 362.2 miliardë lekë të parashikuara në fillim, në 334.1 dhe 329.8 miliardë lekë në nëntor. Për vitin e ardhshëm këto shifra kalojnë nga 377 në 354 miliardë lekë.
Shpenzimet buxhetore parashikohen të gjitha, gjithashtu, me ulje. Për këtë vit, ato kalojnë nga 409 miliardë në 377 miliardë lekë, vitin e ardhshëm vlerësohen nga 420 në 395 miliardë lekë dhe për 2013-ën shifrat kalojnë nga 457 miliardë, në 436 miliardë dhe në fund në afro 420 miliardë lekë, duke kapur sërish atë nivel që ishte parashikuar në fillim për 2012-ën. Për vitin 2014, duket se kishte qenë shumë i guximshëm
objektivi për të shpenzuar afro 500 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe shifra është korrigjuar dy herë, për të arritur në 447 miliardë lekë të reja. Defiçiti buxhetor synohet të mbahet në kontroll, për t'u larguar sa më shumë nga niveli prej shtatë përqindësh i 2009-ës e për të kaluar vitet e ardhshme në tre për qind. Megjithatë, borxhi publik do të ishte më shumë se 6.6 miliardë euro në fund të vitit 2014.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.5%
-
Shëndet
72.8%
-
Mirëqënia
18.7%
Vota total: 412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Foshnjat e lindura në 2025 nisin gjeneratën Beta! Deri në 2035 do të përbëjnë 16% të popullsisë së botës
1 Janar, 09:00
-
Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri
1 Janar, 08:39
-
Itali/ Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar në shërbim të komunitetit
1 Janar, 08:36
-
Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin ndërsa bota mirëpret Vitin e Ri 2025 (FOTO)
1 Janar, 08:21
-
Viti do të nisë me një ditë kushtuar synimeve afatgjata...horoskopi 1 janar 2025
1 Janar, 08:11
-
Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë
1 Janar, 03:33
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07