Kriza tek Napoli/ 13- vjeçarja me sëmundje të rëndë letër prekëse ekipit: Na mjafton të luani, për t'u ndjerë mirë

Kriza tek Napoli/ 13- vjeçarja me sëmundje të rëndë letër prekëse ekipit: Na mjafton të luani, për t'u ndjerë mirë

Lojtarët e Napolit

ITALI- Aurora është tifozja 13- vjeçare e Napolit e cila po përjeton krizën tek skuadra e kaltër ndoshta më shumë se dhe vetë lojtarët apo drejtuesit. Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë por skuadra e zemrës ka ndikuar për mirë për të tejkaluar problemet që ajo ka në shëndet. Por kur Napoli nuk është mirë, dhe Aurora e vogël duket se e përjeton keq situatën e ekipit. 

Ajo i ka drejtuar një letër prekëse lojtarëve të Napolit, trajnerit Ancelotti dhe vetë Presidentit De Laurentis. 

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta jam shumë e vogël për ta kuptuar. Por do të doja që tiu tregoja ju se çfarë ndodh brenda nesh.Fanellat tuaja nuk kanë shumë tituj, por brenda ngjyrave të kaltra është e gjithë dashuria jonë. Ju jeni forca jonë. Ne që ju duam na mjafton t’iu shohim të luani për t’u ndjerë mirë. Këtë krizë që po kaloni po na e përcillni dhe nuk është e drejtë. Ju lutem, kthehuni të fitoni. Ju dua”- shkruan 13- vjeçarja në letër. 

                                                                                               Letra e tifozes 13- vjeçare Aurora për Napolin

Napoletanët nuk janë një moment të mirë. Të kaltërit veç rezultateve zhgënjyese në kampionat po përjetojnë një tension në dhomat e zhveshjes. E gjitha ndodhi kur djali i Presidentit, Edo De Laurentiss i shkruajti në Ëhatsupp lojtarëve se ''Jeni të gjithë hale'' dhe ''Nuk keni b.thë të luani''. Më pas mesfushori Allan e goditi me shuplakë ndërsa Insigne njoftoi se lojtarët nuk do të paraqiteshin në stërvitjen e radhës. 

Por Presidenti Aurelio De Laurentis nuk e la me kaq duke paralajmëruar se do t'i hiqte të gjithë lojtarëve 25% të pagësmujore. Dhe pas të gjitha këtyre nuk mund të shpëtonte as trajneri Carlon Ancelotti i cili është në prag të shkarkimit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh