QIPRO – Pak orë pas vetëvrasjes së shqiptarit, një tjetër viktimë u regjistrua në Greqi për shkak të krizës financiare.
Në Qipro, një 50 vjecar, baba i tre fëmijëve, qëlloi veten në makinën e tij në Polemidia.

Në letrën e lamtumirës ai shkruante se nuk kishte zgjidhje e rrugëdalje tjetër nga problemet financiare. Sipas tij, për shkak të papunësisë nuk ishte më në gjendje të ndihmojë financiarisht studimin e fëmijëve dhe për detyrime të tjera.

(aq/shqiptarja.com)