Kriza ushqimore, Blinken: Pasiguria ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Kriza ushqimore, Blinken: Pasiguria ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga lufta e Rusisë në Ukrainë

1652364134_httpscdn.cnn.comcnnnextdamassets210208175209tonyblinken.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për shtimin e 40 milionë njerëzve të tjerë që nuk sigurojnë dot vaktin ushqimor.

“Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata që janë të pasigurt për vaktin ushqimor”, tha Blinken në komentet para një takimi me ministrin e Jashtëm pakistanez Bhutto Zardari.

Blinken është në Nju Jork për të marrë pjesë në një ministror mbi sigurinë ushqimore pasdite.

“Ne po bashkohemi për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”, tha Blinken.

Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindja e Mesme.


Lajmi kryesor:

Rihapet ambasada e SHBA në Kiev! Komandantët ende brenda fabrikës së çelikut! Erdogan për Suedinë dhe Finlandën: Strehojnë terroristë! Zelensky kërkon zgjatjen e ligjit ushtarak


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë