Krizë në Turqi, lira turke bie sërish

TURQI- Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan. Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të rrisë normat e interesit, me qëllim që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare.

Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind. Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind.

Por, Erdogani tha më 19 dhjetor se besimi i tij islam e ndalon atë që të mbështesë rritjen e normave të interesit.

“Ata po ankohen se ne po ulim normat e interesit. Mos prisni diçka tjetër nga unë”, tha Erdogan.

“Si mysliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që më udhëzon feja”, shtoi ai.

Sipas besimit islam, myslimanëve u ndalohet që të marrin ose të vendosin interes ndaj parave të huazuara apo të marra borxh. Lira turke në tre muajt e fundit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj./REL

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja