Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion

Negociatat midis dy partive më të mëdha të qendrës në Austri për formimin e një koalicioni qeverisës pa Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë FPO kanë dështuar. Këtë e njoftoi kancelari Karl Nehammer të shtunën në mbrëmje duke shtuar se ai do të tërhiqej nga detyra e kancelarit dhe e kryetarit të partisë në ditët në vijim. Njoftimi erdhi një ditë pasi partia liberale NEOS, e futi procesin në rrëmujë duke thënë se do të largohej nga bisedimet, duke fajësuar palët e tjera për dështimin për të ndërmarrë veprime të guximshme.

"Unë do të largohem si kancelar dhe si udhëheqës i Partisë Popullore në ditët në vijim dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt," tha Nehammer në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin X, pasi bisedimet e koalicionit me Social Demokratët (SPO) vazhduan pa Neos të shtunën.

Partia FPO, një forcë politike euroskeptike dhe miqësore me Rusinë fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në shtator me 29% të votave. Asaj I duhet një partner koalicioni për të qeverisur dhe, meqenëse Nehammer përjashtoi mundësinë e qeverisjes me liderin e FPO, Herbert Kickl, asnjë partner i mundshëm nuk duket të jetë i disponueshëm. Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve, ngarkoi Nehammer-in të formonte një qeveri.

Tani që Nehammer po jep dorëheqjen, dy opsionet më të mundshme janë ose që Kickl të ngarkohet me formimin e një qeverie ose të thirren zgjedhje të parakohshme. Mbështetja për FPO e ekstremit të djathtë është rritur pas zgjedhjeve të fundit. Ajo mban një epërsi prej më shumë se 10 pikësh ndaj Partisë Popullore (OVP) dhe SPO-së, sipas sondazheve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik