Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo priti në një takim përfaqësues të veteranëve shqiptarë
TIRANË, 16 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo priti në një takim përfaqësues të veteranëve shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Vatanit në Kroaci, në fillim të viteve '90-te.
Në këtë takim ishin të pranishëm z. Tom Kaçinari, President i Bashkimit të Shoqatave Kroate të Vullnetarëve në Luftën e Vatanit dhe z. Esat Çollaku, Kryetar i Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë.
Ambasadori Melo vlerësoi kontributin e luftëtarëve shqiptarëve vullnetarë gjatë luftës në Kroaci dhe tha se "ajo çka keni bërë ju gjatë luftës, na bën krenarë të gjithë ne shqiptarët".
Shqiptarët që jetojnë në Kroaci, tha Ambasadori Melo, janë një urë lidhëse midis dy vendeve tona dhe sakrifica e luftëtarëve shqiptarë gjatë luftës së Kroacisë është një kontribut më tepër në forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë.
/f.n/