ZAGREB, 22 shkurt /ATSH-HINA - Presidentja e re kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic deklaroi se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç e kishte ftuar të vizitonte Beogradin.
"Në emër të tij dhe të presidentit serb, Tomislav Nikoliç, kryeministri Vuçiç më ka ftuar të vizitoj Serbinë. Ne nuk kemi diskutuar ende ndonjë datë, edhe pse kam dëshirë që fillimisht të vizitoj Bosnje-Hercegovinën", deklaroi Grabar-Kitaroviç.
"Më parë dua të shkoj në Bosnje dhe pastaj në Serbi, në ndërkohë që këto dy vizita duhet të përgatiten sa më mirë", tha presidentja kroate për televizionin RTL./ a.jor.
