KROACI- Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë kroatë pasi i është gjetur një sasi droge. Sipas mediave kroate, arrestimi i 27-vjeçarit është bërë në flagrancë në Dubrovnik, pasi i është gjetur rreth 3.6 kilogramë drogë, 1.6 kilogramë heroinë dhe më shumë se 2 kilogramë kokainë), me një vlerë prej 260 mijë euro.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)