Kroaci- Vendoset guri i themelit për qendrën rajonale të SEECEL-it

ZAGREB, 19 Dhjetor/ATSH-AA/- Është vendosur guri i themelimit për qendrën rajonale e të Mësuarit për Sipërmarrjen të vendeve të Evropës Juglindore (SEECEL), anëtarët e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Qendra do të shërbejë për harmonizimin e politikave dhe praktikave e të mësuarit gjatë gjithë jetës rreth ndërmarrësish në këto vende me vendet e Bashkimit Evropian, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).
Ndërtimi i SEECEL-it është projekti i bashkë-financuar nga fondet strukturore të BE-së dhe fondet e investimeve, ndërsa vlera e qendrës është vlerësuar në 31 milionë. SEECEL është regjistruar si një institucion me seli në Zagreb dhe ka funksionuar që nga korriku 2009.
Ministri i Ndërmarrësisë dhe Qarkullimit, Gordan Bariçeviç, deklaroi se ambiciet e SEECEL-it janë që të bëhet agjenci evropiane e të mësuarit për sipërmarrjen dhe paralajmëroi se punimet për qendrën do të përfundojnë për një vit.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian (KE), Branko Bariçeviç theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm për vendet rajonale dhe se programi 7-vjeçar i qendrës sjellë një pako investimesh në vlerë prej 6,8 miliardë euro. Ai theksoi se me programin operativ do të rritet produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe një qasje më të mirë për financimin e tyre, si dhe të rritë kualitetin e motivimit për t'u angazhuar në ndërmarrësi.
Qyteti i Zagrebit pa pagesë ka ofruar 16.000 metra katrorë të hapësirës për ndërtimin e kësaj qendre. Qendra e ardhshme e SEECEL-it, do të përfshijë qendrën për mësim dhe trajnim, qendrën e ekspertizës dhe përsosmërisë, zyrat, objektet e akomodimit për arsimin studentëve, dhomat e takimit, hapësira parkimi dhe parku inovativ.
Përfituesit përfundimtarë janë sipërmarrësit e vendeve anëtare të SEECEL-it: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, të cilat në të njëjtën do të jenë përfitues të programit të fokusuar në harmonizimin e politikave dhe praktikave e të mësuarit në sipërmarrje me ato të Bashkimin Evropian./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet