Kroacia bllokon anijen siriane që u arratis nga porti i Durrësit, nis kontrolli në Rijeka

Kroacia bllokon anijen siriane që u arratis nga porti i Durrësit, nis kontrolli në Rijeka

Anija 'Seascaner' në Rijeka

Bllokohet në Kroaci anija siriane “Seascaner”, e cila u largua në orët e para mëngjesit të së shtunës pa njoftim dhe pa leje nga Porti i Durrësit. Aktualisht anija, sikur duket në foto ndodhet në radën e portit të Rijekës në Kroaci, ndërsa pas kërkesës së palës shqiptare është bllokuar. Sipas burimeve të Report Tv, dje pasdite drejtori i drejtorisë detare në Durrës ka komunikuar zyrtarisht me homologët në Rijeka duke kërkuar bllokimin e anijes, ndërsa ka gjetur mbështetjen për sqarimin e ngjarjes.

Kërkesa e Kapitenerisë së Durrësit ishte që anija të bllokohej, pasi është larguar nga porti shqiptar pa plotësuar dokumentacionin. Ndërsa pas bllokimit, kroatët do të nisin kontrollin për dokumentacionin dhe fillimin e hetimeve, pasi anija ka kryer shkelje të kodit detar ndërkombëtar, pasi nuk është zbatuar dokumentacioni i portit të fundit nga ky ka dalë.

Report Tv ka mësuar se anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Ndërkohë për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija "Seascaner”"ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku është larguar pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të djeshëm. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim